Turqia

Turqi, vazhdon hetimi për rrëzimin e helikopterit ushtarak

Personeli ushtarak dhe stafi i Departmentit të Urgjencës dhe Katastrofës Turke (AFAD) në orët e para të mëngjesit mbërritën në vendin e rrëzimit pranë fshatit Çekmece në rrethin Tatvan të provincës Bitlis

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 05.03.2021
Turqi, vazhdon hetimi për rrëzimin e helikopterit ushtarak

Ankara

Një hetim i hollësishëm për rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit ushtarak turk në Turqinë lindore po vazhdon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personeli ushtarak dhe stafi i Departmentit të Urgjencës dhe Katastrofës Turke (AFAD) në orët e para të mëngjesit mbërritën në vendin e rrëzimit pranë fshatit Çekmece në rrethin Tatvan të provincës Bitlis.

Masa të rrepta të sigurisë u vendosën rreth perimetrit të fshatit, me personelin ushtarak që bllokoi hyrjen në vendin ku ndodhi aksidenti me përjashtim të ekipit hetues.

Personeli i ushtrisë që shkoi në vendin e aksidentit vazhdon të kryej hetimet.

Ndërkohë, dega e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Bitlis ofroi ushqim dhe pije për stafin ushtarak, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe për profesionistët mjekësor në zonë.

Siç është njoftuar, rrënojat do të hiqen nga rajoni pasi të ketë përfunduar hetimi.

Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, u martirizuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın