Turqi, vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në fabrikën në Adana
Zjarri në rrethin Yüreğir filloi dy ditë më parë në orët e mbrëmjes në pjesën ku grumbullohet pambuku dhe u mor nën kontroll fillimisht, por rishpërtheu gjatë ditës së djeshme

Adana
Ekipet e zjarrfikësve në Turqi janë duke i vazhduar punimet për shuarjen e një zjarri në një fabrikë të vajit të pambukut në qytetin e Adanasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri në rrethin Yüreğir filloi nga shkaqe ende të paditura dy ditë më parë në orët e mbrëmjes në pjesën ku grumbullohet pambuku dhe u mor nën kontroll fillimisht, por rishpërtheu gjatë ditës së djeshme.
Zjarrfikësit e Bashkisë së Adanasë kanë dërguar dhjetë ekipe për të intervenuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.