Turqia

Turqi, terroristi i arrestuar i DEASH-it ishte me fletëarrest të kuq

Në mesin e 12 terroristëve të arrestuar të DEASH më 31 dhjetor, njëri ishte me fletëarrest të kuq ndërkombëtar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 27.01.2021
Turqi, terroristi i arrestuar i DEASH-it ishte me fletëarrest të kuq

Ankara

Turqia sot identifikoi një terrorist të DEASH-it të arrestuar më 31 dhjetor si i kërkuar me fletëarrest të kuq ndërkombëtar, tha Ministria e Mbrojtjes së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 31 dhjetor 12 të dyshuar në përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Turqi nga Siria u arrestuan nga rojet e sigurisë kufitare, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në mesin e terroristëve të dyshuar të DEASH-it ishin pesë shtetas rusë, katër shtetas të Uzbekistanit dhe tre të tjerë nga Kirgistani, shtohet më tej.

Gjatë një hetimi gjithëpërfshirës "u përcaktua se njëri prej terroristëve ishte kërkuar me fletëarrest të kuq", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Turqia ishte një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si grup terrorist në vitin 2013.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë. Grupi terrorist ka kryer të paktën 10 sulme vetëvrasëse me bomba, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın