Turqia

Turqi, terroristët e neutralizuar gjatë muajit të kaluar ishin të kërkuar

Dy prej katër terroristëve të neutralizuar në operacionin e muajit korrik ishin në listën e të kërkuarve

Büşra Nur Bilgiç   | 13.08.2019
Turqi, terroristët e neutralizuar gjatë muajit të kaluar ishin të kërkuar

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se dy nga katër terroristët e neutralizuar në një operacion të forcave turke të sigurisë gjatë muajit të kaluar kanë qenë në listën e të kërkuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ministria turke njoftuan se terroristët Eyup Çeçan dhe Mustafa Yaman, të neutralizuar në provincën lindore Bitlis më 24 korrik, bashkë me dy terroristë të tjerë ishin në kategorinë ngjyrë gri të listës së ministrisë për personat e kërkuar me një dëmshpërblim prej 300.000 lirave turke (mbi 53.700 dollarë).

Lista e të kërkuarve e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë është ndarë në pesë kategori me ngjyra, ku e kuqja është më e kërkuara, pasuar nga ngjyra e kaltër, e gjelbër, portokalli dhe ngjyra gri.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın