Turqia

Turqi, sekuestrohen mbi 13 kg kokainë nga dy shtetas të huaj

Një kilian dhe një holandez, që të dy udhëtuan nga Sao Paulo i Brazilit për në Stamboll në ditë të ndryshme. Ata u arrestuan për trafikim të drogave të paligjshme

Erdoğan Çağatay Zontur  | 21.09.2019 - Përdıtësım : 23.09.2019
Turqi, sekuestrohen mbi 13 kg kokainë nga dy shtetas të huaj

Ankara

Ekipi doganor në Turqi ka sekuestruar 13.29 kilogramë kokainë gjatë një operacioni në aeroportin e Stambollit, bëri të ditur sot Ministria e Tregtisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një kilian dhe një holandez, që të dy udhëtuan nga Sao Paulo i Brazilit për në Stamboll në ditë të ndryshme. Ata u arrestuan për trafikim të drogave të paligjshme.

Në kontrollin e bërë në valixhen e të dyshuarit kilian, u sekuestruan 10.53 kg kokainë ndërsa në valixhen e të dyshuarit holandez u sekuestruan 2.76 kg kokainë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın