Turqia

Turqi, rritet në 9 numri i viktimave si pasojë e zjarrit në spitalin në Gaziantep

"Numri i të vdekurve në këtë fatkeqësi është 9", tha Koca i cili shtoi se pacientët tjerë të prekur nga zjarri janë evakuuar në spitalet përreth nga ekipet e emergjencës

Adsız Günebakan  | 19.12.2020 - Përdıtësım : 20.12.2020
Turqi, rritet në 9 numri i viktimave si pasojë e zjarrit në spitalin në Gaziantep Foto: Adsız Günebakan / AA

Gaziantep

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se 9 persona humbën jetën në zjarrin e shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Koca vuri në dukje se po ndjek nga afër situatën dhe se ngjarja e dhimbshme që ndodhi në njësinë e kujdesit intensiv në Gaziantep ka shkaktuar pikëllim tek të gjithë.

"Numri i të vdekurve në këtë fatkeqësi është 9", tha Koca i cili shtoi se pacientët tjerë të prekur nga zjarri janë evakuuar në spitalet përreth nga ekipet e emergjencës.

Ministri Koca ka uruar që Allahu të mëshirojë personat që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se po e ndjek nga afër ngjarjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın