Turqia

Turqi, rreth 6.600 migrantë të parregullt u ndaluan gjatë javës së fundit

Gjithsej 4.365 migrantë u ndaluan në operacione të shumta të kryera nga forcat e xhandarmërisë në provincën veriperëndimore Edirne, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë

Havva Kara Aydın, Gözde Bayar  | 10.09.2019 - Përdıtësım : 10.09.2019
Turqi, rreth 6.600 migrantë të parregullt u ndaluan gjatë javës së fundit

Ankara

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) nga burime të sigurisë, së paku 6.664 migrantë të parregullt janë ndaluar në të gjithë Turqinë gjatë javës së kaluar.

Gjithsej 4.365 migrantë u ndaluan në operacione të shumta të kryera nga forcat e xhandarmërisë në provincën veriperëndimore Edirne, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.

Sipas forcave lokale të sigurisë në Edirne, Greqia kohët e fundit ka rritur përpjekjet për të dërguar migrantë të parregullt në Turqi në shkelje të Konventave të Gjenevës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës së OKB-së kundër Torturës.

Në provincat bregdetare Çanakkala, Balikesir, Aydin, Izmir dhe Mugla, Garda Bregdetare Turke dhe forcat e xhandarmërisë ndaluan gjithsej 2.025 migrantë teksa po përpiqeshin të kalonin në Evropë përmes Greqisë.

Turqia ka qenë pika kryesore transitore për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Veçmas, në provincat veriperëndimore Kirklareli dhe Tekirdag, gjithsej 120 migrantë u ndauan nga forcat e xhandarmërisë.

Për më tepër, forcat kufitare dhe policia në provincën jugore Hatay kapën 41 migrantë pasi thuhet se hynin në Turqi nga Siria në mënyrë të paligjshme.

Në provincën lindore Erzincan, forcat provinciale të xhandarmërisë ndaluan 54 migrantë të parregullt, të cilët hynë në Turqi në mënyrë të paligjshme.

Për më tepër, rreth 39 migrantë të parregullt u ndaluan gjithashtu nga policia në provincën lindore Erzurum, ndërsa në provincën e Detit të Zi të Samsunit gjithsej 20 migrantë u ndaluan nga policia gjatë javës së kaluar.

Migrantët janë shtetas nga Pakistani, Kongo, Siria, Iraku, Afganistani, Tunizia, Kuvajti, Maroku, Turkmenistani, Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria, Somalia, Gana, Jemeni, Palestina, Eritrea dhe Nigeria.

Të gjithë migrantët e ndaluar gjatë javës ose u dërguan në spitale për kujdes mjekësor ose u transferuan në zyrat provinciale të migracionit.

Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2018, rreth 268 mijë migrantë të parregullt u ndaluan në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın