Turqia

Turqi: Punëtori gjeti 360 mijë dollarë të cilat ia ktheu pronarit

Kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Uğur-it si një model për mbarë Turqinë

Faruk Zorlu   | 16.08.2019
Turqi: Punëtori gjeti 360 mijë dollarë të cilat ia ktheu pronarit ( Haluk Satır - Anadolu Agency )

Ankara

Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dhe e ktheu atë tek pronari i saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Uğur Durmuş hasi një çantë në një ulëse që përmbante para dhe letra me vlerë përderisa po ujiste bimë dhe pemë në rrethin Turgutlu të provincës Manisa, të cilën ia dorëzoi eprorëve të tij për të gjetur pronarin e saj.

Duke folur gjatë një ceremomnie ku mori pjesë edhe pronari i çantës, kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Uğur-it si një model për mbarë Turqinë.

Uğur u shpërblye me monedhë të artë nga komuna Turgutlu.

Duke folur para gazetarëve pas ceremonisë, Uğur tha se pronari i çantës dëshironte t'i jepte një dhuratë, por ai nuk e pranoi.

"Unë kreva obligimin tim ndaj njerëzimit. Nuk mund të pranoj diçka që nuk është e imja", tha Durmuş.

Ai është prind i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vuan nga epilepsia dhe paguan 90.000 lira turke (mbi 16.000 dollarë) për qira dhe kredi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın