Turqia

Turqi, protesta anti-YPG/PKK hyn në ditën e 500-të

Protesta filloi më 3 shtator të vitit 2019 në provincën juglindore Diyarbakır kur tre nëna thanë se terroristët e YPG/PKK-së kanë rekrutuar me forcë fëmijët e tyre

Ahmet Gençtürk   | 14.01.2021
Turqi, protesta anti-YPG/PKK hyn në ditën e 500-të

Diyarbakir

Protesta duke qëndruar ulur nga familjet në Turqi që kërkojnë kthimin e fëmijëve të tyre të rrëmbyer nga grupi terrorist YPG/PKK sot ka hyrë në ditën e 500-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta filloi më 3 shtator të vitit 2019 në provincën juglindore Diyarbakır kur tre nëna thanë se terroristët e YPG/PKK-së kanë rekrutuar me forcë fëmijët e tyre. Qëndrimi ulur jashtë zyrës provinciale të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), të cilën qeveria e akuzon se ka lidhje me YPG/PKK-në terroriste, është rritur çdo ditë.

Numri i protestuesve duke qëndruar ulur që nga atëherë ka arritur në 188. Familjet vazhdojnë me vendosmëri protestën e tyre përkundër kërcënimeve nga anëtarët dhe simpatizantët e HDP-së dhe kushtet ekstreme të motit. Edhe pandemia nuk mund t'i largonte nga përpjekjet e tyre.

Protesta ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të shtetit, duke përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Zonjën e Parë Emine Erdoğan, ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu dhe personalitete të shquara të sportit dhe televizionit.

Protesta krijoi jehonë në Evropë. Nilufer T., vajza e së cilës u rrëmbye nga PKK/YPG në Gjermani, filloi një protestë para shoqatës pro-PKK-së më 29 shkurt të vitit 2020. Ajo përfundimisht lëvizi protestën e saj para Zyrës së Kancelarit në kryeqytetin gjerman Berlin. 

Familjet flasin me zë të lartë

Duke folur për Anadolu Agency, Türkan Mutlu, vajza e të cilës u rrëmbye nga PKK shtatë vjet më parë, tha se është e vendosur të marrë vajzën e saj përsëri. Një tjetër nënë protestuese, Songül Altıntaş, djali i së cilës u rrëmbye gjashtë vjet më parë, foli pse merr pjesë në protestat me qëndrimin ulur.

“Ne do të qëndrojmë këtu derisa të mos mbetet asnjë fëmijë në male. Kjo është mënyra e vetme që kurdët të heqin qafe PKK-në. Nëse HDP do të ishte një parti e Turqisë, një parti e kurdëve, ata do të më kishin mbështetur mua”, tha ajo.

Zekiye Bozdağ, një nga protestueset më të hershme, vërejti se 22 familje u bashkuan me fëmijët e tyre për shkak të protestës.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın