Turqia

Turqi, policia sekuestron 5 ton marijuanë në juglindje të vendit

Policia në provincën Diyarbakir ndërmori një operacion kundër grupit terrorist PKK

Erdoğan Çağatay Zontur  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 18.11.2019
Turqi, policia sekuestron 5 ton marijuanë në juglindje të vendit

Ankara

Policia në juglindje të Turqisë sekuestroi sot mbi 5 ton marijuanë në operacionet antiterroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në provincën e Dijarbakirit sekuestroi 5.038 kilogramë marijuanë, 5.560 rrënjë kanabisi dhe municione në kuadër të operacionit "Kthetra" të Turqisë, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Policia shkatërroi gjithashtu dy strehimore dhe pajisje shpërthyese të improvizuara.

Më 17 gusht, Turqia nisi operacionin "Kthetra" në juglindje të vendit kundër terroristëve të YPG/PKK në provincat Van, Hakkari dhe Sirnak, e ndjekur nga fillimi i operacionit "Kthetra-2" më 27 gusht në provincat Mardin, Sirnak dhe Batman, me ç'rast pasuan katër operacione të tjera, përfshirë operacionin "Kthetra-6", të nisur të mërkurën.

Siç raportohet, PKK ka financuar aktivitetet e saj terroriste përmes tregtisë së paligjshme të drogës qysh në vitet e '80-ta, ndërkaq sipas vlerësimeve të Interpolit, deri në 80 për qind të tregjeve evropiane që furnizohen me narkotikë të paligjshëm nga rrjetet e trafikimit kontrollohen nga PKK.

Autoritetet turke kanë konfiskuar dërgesat e lëndëve narkotike në pronësi ose me të cilat menaxhon PKK-ja që nga vitet 1980.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje ndërsa YPG është dega siriane e PKK-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.