Turqia

Turqi, policia arreston 18 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Të dyshuarit, të gjithë shtetas të huaj, u kapën në kryeqytetin Ankara

Seda Sevencan   | 26.10.2020
Turqi, policia arreston 18 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Ankara

Policia turke arrestoi 18 persona në kryeqytetin Ankara nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, bënë të ditur burimet e sigurisë të hënën, raportn Anadolu Agency (AA).

Policia arrestoi të dyshuarit, të gjithë shtetas të huaj, në operacione të njëkohshme antiterroriste në të gjithë qytetin, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Policia vazhdon kërkimin për dy të dyshuar të tjerë.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të ngjashme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın