Turqia

Turqi, papunësia në janar është 14,7 për qind

"Shkalla e papunësisë rezultoi të jetë 14,7 për qind me rritje 3,9 për qind", thuhet në kumtesën e TurkStat

Gökhan Ergöçün   | 15.04.2019
Turqi, papunësia në janar është 14,7 për qind

Stamboll

Shkalla e papunësisë në Turqi në janar ishte 14,7 për qind, bëri të ditur të hënën Instituti i Statistikës në Turqi (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shkalla e papunësisë rezultoi të jetë 14,7 për qind me rritje 3,9 për qind", thuhet në kumtesën e TurkStat.

Numri i të papunëve më të moshuar se 15 vjeç në Turqi arriti në 4,67 milionë persona, që është një rritje prej 1,26 milionë nga janari i vitit 2018.

Të dhënat zyrtare thonë se numri i personave të punësuar në këtë muaj ishte 27,16 milionë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın