Turqia

Turqi, operacion për arrestimin e dhjetëra terroristëve të dyshuar të FETO-s

Forcat e sigurisë kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë në 45 provinca turke për të arrestuar të dyshuarit

Cemil Murat Budak, Serdar Açıl   | 15.10.2021
Turqi, operacion për arrestimin e dhjetëra terroristëve të dyshuar të FETO-s

Ankara

Prokurorët në kryeqytetin turk Ankara lëshuan sot urdhër për arrestimin e 98 të dyshuarve të lidhur me organizatën terroriste FETO si pjesë e një hetimi mbi praninë e fshehtë të grupit në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatë nga të dyshuarit janë ende në detyrë, ndërsa 53 prej tyre janë dëbuar nga institucionet shtetërore.

Forcat e sigurisë kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë në 45 provinca turke për të arrestuar të dyshuarit.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin u martirizuan 251 persona dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın