Turqia

Turqi, operacion ndaj anëtarëve të FETÖ-s në përpjekje për riorganizim

Autoritetet turke kanë arrestuar dhjetë persona për lidhje me organizatën terroriste FETO në tentativë për t'u riorganizuar

Ergün Haktanıyan  | 07.09.2018 - Përdıtësım : 08.09.2018
Turqi, operacion ndaj anëtarëve të FETÖ-s në përpjekje për riorganizim

Kayseri

KAYSERI (AA) - Gjatë një mbledhjeje për t'u riorganizuar sërish në një shtëpi në qytetin Kayseri, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetë persona të cilët është zbuluar se janë liruar më parë pas një arresti për t'u gjykuar për çështjet në lidhje me strukurën paralele dhe organizatën terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e departamentit të inteligjencës dhe anti-terrorizmit pranë policisë së qytetit morën informacione se anëtarët e FETO-s mblidheshin çdo javë në një shtëpi vreshti në lagjen Kazımkarabekir, ndërsa pas marrjes së informacionit për mbledhjen e radhës, ekipet e policisë kryen një operacion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan katër persona me profesion mësues të shkarkuar më parë nga detyra, një punonjës në zyrat shtetërore, një punonjës në bashki si dhe katër biznesmenë dhe tregëtarë.

Për dhjetë personat e dyshuar të cilët janë arrestuar është mësuar se janë persona të liruar më parë nga arresti pasi gjykoheshin për çështje në lidhje për FETO-n dhe se ata vazhdojnë lidhjet me organizatën pavarsisht se ndaj tyre vazhdonin gjykimet në gjendje të lirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın