Turqia

Turqi, në mesin e të 'neutralizuarve' edhe një terrorist i kërkuar

Belyan Bozyigit u neutralizua gjatë operacionit anti-terrorist më 11 gusht

Seda Sevencan  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Turqi, në mesin e të 'neutralizuarve' edhe një terrorist i kërkuar

Ankara

Një terrorist i PKK-së i neutralizuar javën e kaluar u zbulua se ishte në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristi ishte midis dy personave që u neutralizuan në operacionet antiterroriste në provincën lindore Van më 11 gusht, njoftoi Ministria e Brendshme.

Terroristi i identifikuar më vonë si Belyan Bozyigit, me emrin e koduar Destan, ishte në kategorinë gri të listës së terroristëve të kërkuar nga Ministria e Brendshme, për të cilin ishte ofruar shpërblim me një shumë prej 500 mijë lira turke (68 mijë dollarë).

Lista e të kërkuarve është e ndarë në 5 kategori të koduara me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın