Turqia

Turqi, numri i turistëve të huaj rritet për 24 për qind

Ministri Ersoy, duke theksuar se numri i turistëve të huaj në Turqi është rritur për 24 për qind në muajin prill, tha se më së shumti vizitorë ka nga Gjermania me një rritje prej 48 për qind

Eda Özdener   | 15.05.2019
Turqi, numri i turistëve të huaj rritet për 24 për qind

Ankara

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë është rritur për 24 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministri Ersoy ka shpërndarë informacionet për të dhënat për turizmin në vend për muajin prill.

Ministri Ersoy, duke theksuar se numri i turistëve të huaj në Turqi është rritur për 24 për qind në muajin prill, tha se më së shumti vizitorë ka nga Gjermania me një rritje prej 48 për qind.

“Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar në Turqi, numri i turistëve është rritur. Në muajin prill më së shumti turistë ka nga Gjermania, më pas vijojnë turistët nga Rusia me një rritje prej 34 për qind, ndërsa në vendin e tretë gjenden turistët e Britanisë së Madhe, me rritje prej 31 për qind”, theksoi ministri Ersoy.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın