Turqia

Turqi, neutralizohen mbi 100 terroristë të PKK-së

"Gjatë operacioneve, të ashtuquajturit drejtues të vjetër të PKK-së poashtu u neutralizuan", tha Ministria e Brendshme në një njoftim

Büşra Nur Bilgiç   | 09.10.2019
Turqi, neutralizohen mbi 100 terroristë të PKK-së

Ankara

Turqia ka neutralizuar 109 terroristë të PKK-së gjatë operacioneve në 12 provinca për të shkatërruar ofensivën e planifikuar të tyre të dimrit, bëri të ditur Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gjatë operacioneve, të ashtuquajturit drejtues të vjetër të PKK-së poashtu u neutralizuan", tha ministria në një njoftim.

Gjithashtu, rekrutimi në grupin terrorist ka rënë në mënyrë drastike me shumë anëtarë të cilët ikin nga kthetrat e tyre, thuhet më tej.

Numri i terroristëve të PKK-së brenda kufijve të Turqisë ka rënë nën 500, tha ministria.

Një sasi e madhe municionesh u sekuestruan, platformë armësh dhe strehimore u shkatërruan nga forcat turke.

Në fushatën e saj 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. Terroristët e YPG-së janë degë siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın