Ali Murat Alhas
14 Nëntor 2019•Përditësim: 14 Nëntor 2019
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tetë terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me punën e koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, tetë terroristë të PKK-së janë neutralizuar në një operacion të mbështetur nga ajri në rajonin Metina të Irakut verior", tha ministria në një deklaratë.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizojnë" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.