Turqia

Turqi, ndalohen 17 terroristë të dyshuar të PKK/KCK-së në Izmir

Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy zyrtarë nga Partia Demokratike Popullore (HDP)

Zeynep Çelikkol, Şafak Yel  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Turqi, ndalohen 17 terroristë të dyshuar të PKK/KCK-së në Izmir

Izmir

Forcat e sigurisë ndaluan 17 persona në provincën Izmir për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist PKK/KCK, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia anti-terror filloi një operacion kundër atyre që përhapën propagandën terroriste të PKK/KCK-së përmes rrjeteve sociale, thanë burimet që kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy zyrtarë nga Partinë Demokratike Popullore (HDP).

Gjatë kontrollit në vendbanimet e të dyshuarve u konfiskua gjithashtu edhe material digjital.

Qeveria turke akuzon HDP-në se ka lidhje me grupin terrorist PKK.

Gjatë fushatës terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 35 vjet, PKK, e cila është e listuar si organizatë terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe pleq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın