Turqia

Turqi, në një gërmim ilegal gjendet mozaik i lashtë 1.500 vjet

Vepra e lashtë rreth 1.500 vite është gjetur pasi kalimtarët e rastit e kanë paraqitur gërmimin ilegal në xhandarmëri, e cila është mobilizuar në këtë zonë dhe ka identifikuar mozaikun me figura të ndryshme

Halil İbrahim Sincar   | 18.09.2019
Turqi, në një gërmim ilegal gjendet mozaik i lashtë 1.500 vjet

Mardin

Një mozaik që besohet se i përket shekullit 6 është gjetur në një gërmim ilegal në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mozaiku është gjetur nga xhandarmëria në afërsi të distriktit Derik në provincën Mardin, që njihet si rajon me gjurmë historike të civilizimeve të ndryshme.

Vepra e lashtë rreth 1.500 vite është gjetur pasi kalimtarët e rastit e kanë paraqitur gërmimin ilegal në xhandarmëri, e cila është mobilizuar në këtë zonë dhe ka identifikuar mozaikun me figura të ndryshme.

Pas ekspertizës, mozaiku është marrë nën mbrojtje nga ana e Drejtorisë së Muzeve të Mardinit.

Ndërkohë, në vazhdim është një operacion i nisur nga ekipet e xhandarmërisë për kapjen e të dyshuarve që kanë kryer gërmimin ilegal.

Nga ana tjetër, Drejtoria Provinciale e Turizmit ka lëshuar kërkesë për të kryer gërmime në këtë pikë.

Barış Yaşar, administrator lokal në lagjen Göktaş ku është gjetur mozaiku, tha për AA se vepra ka dalë në shesh gjatë gërmimeve ilegale dhe shtoi se ajo supozohet se i përket periudhës romake.

Ai u shpreh se banorët kanë qenë të entuziasmuar dhe shprehu bindje se në shesh do të shfaqen "gjëra të mira".

"Ne besojmë se ky vend ka qenë një vendbanim para mijëra viteve. Duam që me këtë gjë të pasurohet turizmi", duke shtuar se presin me entuziazëm punimet që do të zhvillohen.

Edhe Vezir Yaşar, banor i zonës, beson se vendi ku është gjetur mozaiku ka qenë një vendbanim i lashtë.

"Mbi të ka figura të bukura. Krahas kësaj, ka edhe puse prej guri...Kjo është pasuri për vendin tonë. Presin që ky qytet i humbur të nxirret në dritë", theksoi Yaşar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın