Turqia

Turqi, në kuadër të hetimeve kundër FETO-s, lëshohen urdhra arresti për 143 të dyshuar

Me urdhër të prokurorisë, policia nisi operacionet e arrestimit në 43 provinca turke

Tanju Özkaya   | 14.09.2021
Turqi, në kuadër të hetimeve kundër FETO-s, lëshohen urdhra arresti për 143 të dyshuar Foto: AA/Arkiv

Ankara

Në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, u lëshuan urdhra arresti për 143 të dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Shtetit e Ankarasë ka lëshuar urdhra arresti për 143 persona të dyshuar për anëtarësim në organizatën terroriste FETO, kurse policia ka nisur operacione të njëkohshme në 43 provinca turke.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) është gjithashtu e përfshirë në hetim, kurse në mesin e të dyshuarve janë 61 nëpunës publik të pezulluar më parë dhe nëntë ish-shefa policie. Mes të dyshuarve janë 26 persona që ishin vendosur në vendet e fshehta të terroristëve të FETO-s dhe që kishin përdorur sistemin e komunikimit të koduar ByLock.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-ja.

Për vite me radhë, anëtarët e organizatës terroriste, me anë të kurdisjes së provimeve, përparuan në shërbim, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Pastaj, së pari në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndiqnin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të pretenduar.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme e grushtit shtetit nga terroristët e FETO-s, i kryer nga oficerë të infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se grupi është një rrjet global që paraqet rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın