Turqia

Turqi, mbi 124 mijë të shëruar nga COVID-19

Turqia konfirmoi 1.182 raste dhe 30 viktima të reja nga koronavirusi i ri në 24 orët e kaluara

Mümin Altaş   | 28.05.2020
Turqi, mbi 124 mijë të shëruar nga COVID-19

Ankara

Turqia konfirmoi 1.182 raste dhe 30 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 160.979 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.461 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.576 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 124.369, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Deri më tani, Turqia ka kryer 1.928.209 teste.

Aktualisht, 683 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 339 asistohen me respiratorë.

"Numri i testeve është rritur për 1,6 për qind krahasur me ditën e djeshme. Numri i rasteve të reja është në nivel të parashikueshëm. Sot kemi 290 të shëruar më shumë se dje. Ditët e ardhshme varen nga ajo se sa i respektojmë së bashku rregullat e mbajtjes së maskave dhe distancimit social. Të shmangim rrezikun përmes jetës sociale të kontrolluar", shkroi ministri Koca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın