Turqia, Shëndetësi

Turqi, mbi 106,89 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,18 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 43 milionë janë vaksinuar tërësisht

Handan Kazancı, Gözde Bayar, Merve Berker  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Turqi, mbi 106,89 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Ankara

Turqia ka administruar mbi 106,89 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,18 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 43 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,03 milionë doza të tilla.

Deri më tani, mbi 85,69 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 27.844 infeksione të reja dhe 217 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın