Turqia

Turqi, lëshohen 78 urdhër-arreste për lidhje të dyshuara me FETO-n

Në kuadër të hetimeve për "strukturën e shërbimeve private", Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë lëshoi ​​urdhra arreste për 78 të dyshuar pas një hetimi të kryer në 38 zona me bazë në Ankara

Cemil Murat Budak   | 30.11.2021
Turqi, lëshohen 78 urdhër-arreste për lidhje të dyshuara me FETO-n

Ankara/Stamboll

ANKARA/STAMBOLL (AA) - Të paktën 28 ​​persona janë arrestuar në Turqi pas lëshimit të urdhër-arrestit për 31 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksionet u kryen njëkohësisht në disa qytete turke, përfshirë Stambollin.

Ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit, Dega Kundër Krimeve të Kontrabandës kapën 28 ​​prej të dyshuarve në një operacion të njëkohshëm në 38 adresa në 4 provinca me qendër në Stamboll.

Gjatë kontrolleve të kryera në adresat u sekuestruan një numër i madh dokumentesh organizative dhe materiale digjitale.

Bëhet e ditur se ndaj të arrestuarve është duke vazhduar procedura, ndërsa po vijon arrestimi i tre të dyshuarve në arrati.

Gjatë hetimeve mbi "strukturën e shërbimeve private", Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë lëshoi ​​urdhra arresti për 78 të dyshuar pas një hetimi të kryer në 38 zona me bazë në Ankara.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, në të cilën 251 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën.

Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se ky është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, ranë 251 martirë dhe 2734 të tjerë u plagosën.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın