Turqia

Turqi, kapet një nga terroristët që kryen sulmin afër stadiumit të Beşiktaş-it

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se në Hakkari është kapur Mesut Bakar, i cili dyshohet se është një nga terroristët që kanë kryer sulmin në Vodafone Park, ku jetën humbën 46 persona

Muhammed Boztepe   | 12.06.2019
Turqi, kapet një nga terroristët që kryen sulmin afër stadiumit të Beşiktaş-it

Ankara

Në Hakkari të Turqisë është kapur një nga terroristët të cilët në vitin 2016 kryen sulmin terrorist me bombë pranë Vodafone Park në Stamboll, ku jetën humbën 46 njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se në Hakkari është kapur Mesut Bakar, i dyshuar si një nga terroristët që kanë kryer sulmin në Vodafone Park, ku jetën humbën 46 persona, në mesin e të cilëve edhe 39 policë.

Pjestarët e forcave të sigurisë zhvilluan një operacion në qarkun Yuksekova të Hakkari-t, ku u kap terroristi që kërkohej nën akuzën si "pjesëtar i organizatës terroriste PKK".

Autoritetet konstatuan se i arrestuari është një nga terroristët e dyshuar për sulmin terrorist të kryer në afërsi të Vodavfone Park, stadiumit të klubit të futbollit Beşiktaş.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın