Turqi, kapen 9 persona në përpjekje për të hyrë ilegalisht në vend
Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, 9 persona janë kapur në kalimet kufitare të Turqisë me Sirinë, pas përpjekjes së tyre për të hyrë në mënyrë të paligjshme në vend

Ankara
Nëntë persona prej të cilëve 5 anëtarë të organizatës terroriste PKK janë kapur në linjat kufitare të vendit me Sirinë në përpjekje për të hyrë ilegalisht në vend, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë nga Twitter, thuhet se 9 persona janë kapur në kalimet kufitare të Turqisë me Sirinë, Şanlıurfa/Ceylanpınar dhe Mardin/Kızıltepe, pas përpjekjes së tyre për të hyrë në mënyrë të paligjshme në vend.
Është zbuluar se 5 prej tyre janë anëtarë të organizatës terroriste PKK.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.