Turqia

Turqi, i akuzuari për sulmin me bombë në Suruç dënohet me 34 burgime të përjetshme

Gjatë sulmit të 25 korrikut 2015 në Şanlıurfa mbetën të vrarë 34 persona dhe të plagosur 70 të tjerë

Rauf Maltaş, Yasin Dikme   | 23.10.2021
Turqi, i akuzuari për sulmin me bombë në Suruç dënohet me 34 burgime të përjetshme

Sanliurfa

Të akuzuarit për sulmin me bombë në rrethin Suruç në provincën juglindore të Turqisë Şanlıurfa të premten iu shqiptuan 34 dënime me burgim të rëndë të përjetshëm, një dënim për çdo jetë të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për rastin në sallën e seancave Hilvan të Gjykatës së 5-të Penale të Şanlıurfa-s u ndoq nga të afërmit e të vrarëve në sulm dhe 32 avokatë të përfshirë në këtë çështje.

I pandehuri Yakup Şahin pretendoi se nuk kishte lidhje me sulmin. Ai mori pjesë në seancën dëgjimore përmes Sistemit Informativ Audio dhe Video (SEGBIS) dhe përsëriti mbrojtjen e tij, duke mos pranuar akuzat.

Avokatët mbrojtës argumentuan se seanca nuk mund të mbahej në mënyrë të drejtë dhe kërkuan një rigjykim të vendimit.

Ekipet e xhandarmërisë ishin në sallën e gjyqit për rreth gjysmë ore për të garantuar sigurinë në dhomë ku tensionet rriteshin herë pas here.

Gjatë seancës, e cila zgjati rreth dhjetë orë, gjykata dëgjoi viktimat dhe avokatët individualisht përpara se të shpallte vendimin e saj.

Şahin u dënua me 34 dënime me burgim të rëndë të përjetshëm dhe 70 herë nga 27 vjet burg. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 40.000 lirash turke (4.160 dollarë) për "vrasje dhe tentim vrasje" për shkak të 34 të vrarëve dhe 70 të tjerëve që u plagosën në sulmin e vitit 2015.

Gjykata ngriti kallëzim penal edhe ndaj Koray Türkay, Şahin Tumcuk, Çağla Sevin, Fethi Aydın dhe avokatit Sezin Uçar, të cilët morën pjesë në seancë, për “fyerje dhe kanosje ndaj gjykatës”.

Turqia ishte një nga vendet e para që e shpalli DAESH-in grup terrorist në vitin 2013.

Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga terroristët e DEASH-it. Grupi terrorist ka kryer të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın