Turqia

Turqi, gjithsej 29 terroristë janë neutralizuar gjatë javës së kaluar

Gjithsej 29 terroristë janë "neutralizuar" gjatë javës së kaluar, 22 prej tyre u vranë, pesë prej tyre u dorëzuan dhe dy u kapën të gjallë, tha ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu

Gözde Bayar  | 16.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
Turqi, gjithsej 29 terroristë janë neutralizuar gjatë javës së kaluar Foto: AA/Arhiv

Ankara

Pesë terroristë u gjetën të vdekur në provincën lindore Siirt të Turqisë, tha sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Si pjesë e Operacionit Yıldırım-11 Herekol, njësia komando e xhandarmërisë dhe forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë kapën pesë terroristë të vdekur sot në Siirt", njoftoi Soylu në Twitter.

Gjithsej 29 terroristë janë "neutralizuar" gjatë javës së kaluar, 22 prej tyre u vranë, pesë prej tyre u dorëzuan dhe dy u kapën të gjallë, shtoi Soylu.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se operacioni i sotëm i mbështetur nga ajri ishte kryer në rajonim Tandir në qarkun Baykan.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Më 11 shtator filloi operacioni antiterrorist "Yıldırım-11 Herekol" në Siirt për të neutralizuar terroristët e PKK-së në rajon.

Megjithëse në deklaratën e ministrit nuk përmendet në mënyrë të specifikuar ndonjë grup terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër YPG/PKK-së në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.