Turqia

Turqi, fundoset motoskafi me emigrantë, shpëtohen 8 persona

Ekipet e Rojes Bregdetare vazhdojnë kërkimet për një të zhdukur pas fundosjes së skafit pranë brigjeve

Ali Ballı  | 23.07.2019 - Përdıtësım : 24.07.2019
Turqi, fundoset motoskafi me emigrantë, shpëtohen 8 persona ( Ali Ballı - Anadolu Agency )

Muğla

Janë shpëtuar 8 persona pranë brigjeve të Bodrumit, në provincën Mugla të Turqisë, pasi një motoskaf me emigrantë u fundos, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Rojes Bregdetare morën një lajmërim se në ujëra ndodhet një grup njerëzish që kanë nevojë për ndihmë.

Me këtë rast u shpëtuan 8 persona të cilët u nxorrën në brigje ku morën trajtim mjekësor.

Kërkimet vazhdojnë për një të zhdukur ndërsa në opercionin e shpëtimit janë angazhuar tre anije të Rojës Bregdetare dhe një helikopter.

Poashtu jo shumë larg vendit të aksidentit, u kapën 11 emigrantë në një gomone.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.