Turqia

Turqi, fshati nga apokalipsi i paralajmëruar vizitohet nga 1,5 milion persona

Şirince fitoi famë duke tërhequr një numër të madh vizitorësh të huaj pas një artikulli në të cilin thuhej se vendi do të ngelej i paprekur nga apokalipsi i paralajmëruar më 21 dhjetor 2012 sipas kalendarit Maja

Tezcan Ekizler  | 22.07.2018 - Përdıtësım : 23.07.2018
Turqi, fshati nga apokalipsi i paralajmëruar vizitohet nga 1,5 milion persona ( Mahmut Serdar Alakuş - Anadolu Agency )

Izmir

IZMIR (AA) - Şirince është një vend i vogël turistik afër Izmirit të Turqisë, i cili deri në vitin 2012 ishte gati i panjohur. Megjithatë, gjërat ndryshuan pas publikimit të një artikulli në vitin e lartpërmendur, në të cilin thuhej se ky vend, bashkë me fshatin Bugarach në jug të Francës, do të ngelin të paprekur gjatë apokalipsit të paralajmëruar më 21 dhjetor të vitit 2012, siç pretendohej se qëndron në kalendarin e popullit Maja, shkruan Anadolu Agency (AA).

Nga atëherë, Şirince në vit vizitohet nga rreth 1,5 milion turistë, kryesisht nga Lindja e Largët.

Në të kaluarën, ky vend nuk njihej shumë, sepse ata turistë të paktë që vinin, e vizitonin nga shkaku se ndodhet në afërsi të qytetit antik të Efesit dhe portit Kuşadası.

Megjithatë, në vitin 2012, ky vend i vogël u shndërrua në epiqendër të opinionit botëror duke tërhequr një numër të madh vizitorësh të huaj. Në këtë vend ndodhen dy kisha, si dhe një numër ndërtesash me rëndësi kulturore, restaurimi i të cilave është në vazhdim.

Ardhja e numrit të madh të turistëve ka bërë që të rritet çmimi i patundshmërive, ndërkohë që shtëpitë e bardha, rrugët me gurë dhe ullinjtë në malet përreth japin një mundësi të shkëlqyer për të ikur nga zhurma e qytetit.

Kafenetë, restorantet dhe shitoret e suvenireve janë një pjesë e vogël e asaj që ky vend ofron.

Dongkyoung Choe është nga Koreja e Jugut, ndërsa për Şirincen kishte mësuar nga mediat.

"Ka vende të ngjashme në Francë dhe Itali, por Şirince është disi më i natyrshëm, pasi ka ruajtur karakteristikat. Do të vij edhe vitin e ardhëshëm”, thotë ajo.

Pronari i një objekti hotelierik, Ahmet Irak, tha se çdo vit rritet numri i turistëve.

"Kohët e fundit kemi një ritje të vizitorëve nga Kina dhe Koreja e Jugut. Përveç tyre, një numër i konsiderueshëm vjen nga vendet arabe dhe evropiane", shtoi Irak.

Bashkiaku i komunës Selcuk, Zeynel Bakıcı, theksoi angazhmin e madh të tyre në promovimin e këtij destinacioni turistik, sidomos gjatë panaireve ndërkombëtare.

“Şirince në viti vizitohet nga 1,5 milion turistë. Një e treta e tyre janë të huaj dhe vendi gjithnjë e më shumë po bëhet i popullarizuar në Evropë dhe në Lindjen e Largët”, tha Bakıcı.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın