Turqia

Turqi, e mbijetuara nga kanceri i gjirit frymëzon pacientët

Pas një periudhe trajtimi të suksesshëm, Altuner arriti të sfidojë kancerin, përderisa humbi peshë të konsiderueshme përmes aktiviteteve sportive dhe një diete të shëndetshme

Kagan Burak Ozkaya   | 15.01.2020
Turqi, e mbijetuara nga kanceri i gjirit frymëzon pacientët ( Kağan Burak Özkaya - Anadolu Agency )

Ankara

Gruaja 54-vjeçare, Emine Altuner, nga qyteti turk Antalya, e cila sfidoi kancerin e gjirit përmes trajtimit thelbësor dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës, ndan historitë e saj me pacientë të tjerë në përpjekje për t’i frymëzuar ata, raporton Anadolu Agency (AA).

Sëmundja nuk ishte fatkeqësia e vetme në jetën e Altuner. Ajo në radhë të parë humbi edhe babanë e saj, kaloi një periudhë të dhimbshme divorci, ndërsa më vonë u diagnostifikua me kancer të gjirit.

Megjithëse fillimisht nuk pranoi të marrë kimioterapi, ajo më vonë u dha leje mjekëve për trajtim për hir të vajzës së saj 9-vjeçare, të cilën nuk dëshironte ta linte të vetme.

Pas një periudhe trajtimi të suksesshëm, Altuner arriti të sfidojë kancerin, përderisa humbi peshë të konsiderueshme përmes aktiviteteve sportive dhe një diete të shëndetshme.

“Mësova se do të humbisja flokët pas fillimit të trajtimit të kimioterapisë dhe i mbusha sytë me lotë”, tha ajo, duke shtuar se ishte një periudhë e vështirë emocionale për t’u trajtuar.

Altuner tha se ajo e kuptoi se kishte gabuar kur mendonte se kanceri ishte fundi i botës dhe vendosi për të pasur një jetë të lumtur pa menduar për sëmundjen.

“Shumica e pacientëve me kancer jetojnë një jetë të izoluar dhe të palumtur. Kuptova se duhet të bëj diçka për ta. Ndonjëherë shkoj në spitale dhe ndaj përvojën time me pacientë të trishtuar. U them atyre që të largohen nga jeta e tyre e vjetër dhe u sugjeroj të jetojnë për vetveten”, tha ajo.

Altuner shtoi se do të mbështesë pacientët me kancer dhe do t’i motivojë ata pasi morali dhe vullneti i fortë janë mjetet më të rëndësishme për të luftuar kancerin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın