Turqia

Turqi, dënohen me burg të përjetshëm 26 puçistë të FETO-s

Gjykata dha vendimin për rastin kundër 26 pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO të akuzuar për përpjekjen e marrjes së kontrollit të Komandës së njësisë së policisë speciale në Ankara

Barış Kılıç, Serdar Açıl, Ertuğrul Subaşı  | 08.04.2019 - Përdıtësım : 09.04.2019
Turqi, dënohen me burg të përjetshëm 26 puçistë të FETO-s

Ankara

Një gjykatë në Ankara ka dhënë vendimin lidhur me rastin kundër 26 anëtarëve të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e FETO-s akuzohen për përpjekjen për të marrë kontrollin e komandës së njësisë speciale të policisë në kryeqytetin e Turqisë, në të cilën të gjithë u dënuan me burgim të përjetshëm. Aktgjykimi u shqiptua për 26 të pandehurit në rastin kundër 68 personave.

Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm rigoroz janë ish-oficerë të lartë Umit Bak dhe Mehmet Ali Celik, të cilët u dënuan për përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të Turqisë në natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Puçistët e FETO-s në përpjekje për të marrë kontrollin, me avionë F-16 bombarduan komandën e forcave speciale të policisë, dhe me këtë rast vranë 44 policë.

Organizata terroriste FETO, e cila udhëhiqet nga Fethullah Gülen, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ekstradimin e të cilit e ka kërkuar zyrtarisht Turqia, është përgjegjës për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit në Turqi, në mbrëmjen e 15 korrikut 2016.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste janë ngritur në detyrë duke mashtruar me provimet në institucionet shtetërore për vite me radhë. Më pas, në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes procesit të montuar për korrupsion të dyshuar.

Disa vjet më vonë pasoi përpjekja e përgjakshme e terroristëve të FETO-s dhe më 15 korrik, oficerë të ushtrisë turke besnike të organizatës terroriste nisën komplotin e grusht shtetit.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO kanë treguar se ajo është një rrjet global që nuk përbën kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën ajo është aktive.

Gjatë përpjekjejes së grusht shtetit në Turqi, u martirizuan 251 persona ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın