Göksel Yıldırım
21 Mars 2019•Përditësim: 21 Mars 2019
Industria turke për aviacion dhe hapësirë ajrore (TUSAŞ) në një deklaratë nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter ka njoftuar se mjeti i ri ajror pa pilot droni i Turqisë "Anka-Aksungur" i njohur ndryshe edhe si Anka-2 ka përfunduar me sukses fluturimin e parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Droni Anka-2 me kapacitet të lartë të ngarkesës në fluturimin e parë ka përdorur funksionin automatik të uljes dhe ngritjes dhe ka qëndruar në ajër për 4 orë e 20 minuta.
Me modelin e ri i cili ka motor të dyfishtë dhe kapacitet të lartë të ngarkesës në lartësi të mesme synohet që të kryhen fluturime të gjata dhe me një lartësi deri në 40 mijë feet.
TUSAŞ vendosi në zbatim projektin e Anka-2 me burimet e saj për të zhvilluar një dron të ri me kapacitet transportimin e një ngarkese më të lartë.
Droni i zhvilluar mbi platformën Anka në një kohë të shkurtër dhe me kosto të përshtatshme mund të kryejë detyrat për zbulim, vëzhgim dhe sulm si dhe mund të transportojë një peshë më shumë se 700 kg.