Turqia

Turqi, burg të përjetshëm për 31 të akuzuar për grusht shteti

Nga 316 të akuzuar për përfshirje në veprimet gjatë tentativës për grusht shteti 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm

İsmet Karakaş, Ertuğrul Subaşı  | 17.07.2018 - Përdıtësım : 17.07.2018
Turqi, burg të përjetshëm për 31 të akuzuar për grusht shteti

Ankara

ANKARA (AA) - Në procesin gjyqësor ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i shkollave të xhandarmësirë të asaj periudhe gjeneral brigade Sadık Köroğlu. Ndërkohë që dosja e të akuzuarve të tjerë është ndarë për t'u gjykuar në një çështje tjetër.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e Institucioneve të Ekzekutimit penal Sincan në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe ato në gjendeje të lirë si dhe avokatët e tyre.

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın