Turqia

Turqi, arrestohet terroristi i DEASH-it që kishte përgatitur sulm vetëvrasës

Bessar el Mizhen është terroristi i dhjetë i cili këtë vit u arrestua gjatë planifikimit të një sulmi vetëvrasës me bombë në Turqi

Aykut Karadağ   | 16.05.2022
Turqi, arrestohet terroristi i DEASH-it që kishte përgatitur sulm vetëvrasës

Ankara

Gjatë një operacioni policor në qytetin juglindor të Turqisë, Şanlıurfa, është arrestuar një terrorist të DEASH-it që kishte planifikuar sulm vetëvrasës, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni i ekipeve speciale antiterroriste të policisë turke nisi me urdhër të Prokurorisë së Republikës në Şanlıurfa, e cila më parë kishte arritur deri tek një disk në të cilin u zbuluan informacione të shumta në lidhje me veprimtarinë e organizatës terroriste DEASH.

Në aksionin policor është arrestuar i dyshuari Bessar el Mizhen, i cili përdorte emrin e koduar “Abby Enes El Kahtani” në kuadër të organizatës terroriste DEASH.

Në banesën të cilën e përdorte u gjetën një numër i madh dokumentesh elektronike që lidhen me organizatën terroriste DEASH.

“U zbulua se terroristi ishte në kontakt me të ashtuquajturit zyrtarë të lartë të provincës së Shamit dhe se donte të kryente një sulm vetëvrasës terrorist dhe se si një 'ujk i vetmuar' synonte ta kryente sulmin në Turqi”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Bessar el Mizhen është terroristi i dhjetë që arrestohet këtë vit ndërsa planifikonte një sulm vetëvrasës në Turqi.

Siç mëson AA, Bessar el Mizhen i është bashkuar organizatës terroriste DEASH në vitin 2015 dhe ka kryer trajnime brenda kampeve terroriste. Ai ka vepruar si “luftëtar” në radhët e organizatës terroriste.

El Mizhen gjithashtu grumbulloi informacione për organizatën terroriste DEASH, dhe u konstatua se ai u paraqit si vullnetar për sulmin e penguar terrorist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın