Turqia

Turqi, arrestohet një shtetase e huaj anëtare e DEASH-it që kërkohej nga Interpoli

Në një operacion policor në Ankara të Turqisë është arrestuar një shtetase ruse, anëtare e organizatës terroriste DEASH e cila ndodhej në kërkim nga Interpoli

Sertaç Bulur   | 07.10.2021
Turqi, arrestohet një shtetase e huaj anëtare e DEASH-it që kërkohej nga Interpoli

Ankara

Në një operacion policor në Ankara të Turqisë është arrestuar një shtetase ruse, anëtare e organizatës terroriste DEASH e cila ndodhej në kërkim nga Interpoli, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, mësohet se si rezultat i analizave dhe punimeve të kryera kundër organizatës terroriste DEASH nga ekipet e inteligjencës të Drejtorisë së policisë së Ankarasë, u përcaktua se shtetasja ruse A.R. e përfshirë në aktivitetet brenda organizatës terroriste në Siri, ka hyrë në Turqi nëpërmjet rrugëve ilegale dhe se ajo kishte mbërritur në Ankara.

Ekipet e Drejtorisë së anti-terrorit kaluan në veprim në orët e mëngjesit pas përcaktimit të adresës ku qëndronte në Ankara e dyshuara e cila kërkohej me buletin të kuq nga Interpoli.

Në kuadër të operacionit u arrestua A.R. ndërsa gjatë kontrollit të kryer në banesë u konfiskuan 4.800 dollarë, 8 mijë rubla, 16.800 lira, shumë materiale dixhitale dhe kartë identiteti siriane e falsifikuar me emrin e të dyshuarës.

Pas kontrollit shëndetësor e dyshuara u dërgua në Drejtorinë e anti-terrorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın