Turqia

Turqi, arrestohen terroristë të dyshuar në tentim për të ikur në Greqi

Terroristët e dyshuar të FETO-s u arrestuan në provincën veriperendimore Edirne, që kufizohet me Greqinë

Gözde Bayar  | 28.11.2020 - Përdıtësım : 29.11.2020
Turqi, arrestohen terroristë të dyshuar në tentim për të ikur në Greqi

Ankara

Forcat turke të sigurisë arrestuan tre anëtarë të dyshuar të Organizatës Terroriste FETO të cilët po përgatiteshin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Greqi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u arrestuan në rrethin Ipsala të provincës veriperëndimore Edirne, e cila kufizohet me Greqinë, tha ministria në një deklaratë.

Të dyshuarit, të cilët u akuzuan për anëtarësim në grupin terrorist, u dorëzuan në komandën e xhandarmërisë në rrethin Meric.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gulen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, në të cilën ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.