Turqia

Turqi, arrestohen terroristët e PKK të stërvitur për sulme në metropole

Sipas hetuesve, në vitin 2013 ata u bashkuan me të ashtuquajturin "kuadri malor rural" të organizatës terroriste PKK dhe janë trajnuar për të bërë pajisje shpërthyese dhe sulme në metropole

Aziz Aslan   | 19.10.2020
Turqi, arrestohen terroristët e PKK të stërvitur për sulme në metropole ( Aziz Aslan - Anadolu Agency )

Diyarbakir

Pjesëtarë të forcave turke të sigurisë zbuluan dhe privuan nga liria katër terrositë të PKK-së të cilët përgatisnin sulme në metrolpolet e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pëmes veprimeve të sinkronizuara të pjesëtarëve të policisë dhe xhandarmërisë turke në Stamboll dhe Diyarbakir, nga liria janë privuar Mazlum Serhat me emrin e koduar I.K., Tayhan Umut Cektar me emrin e koduar M.S., Mahir Ahmed me emrin e koduar R.S. dhe Amanc Xebaktar me emrin e koduar M.T.

Sipas hetuesve, në vitin 2013 ata u bashkuan me të ashtuquajturin "kuadri malor rural" të organizatës terroriste PKK. Ata janë trajnuar për të bërë pajisje shpërthyese dhe sulme në metropole. Ata janë pjesë e strukturës "sekrete të qytetit" të organizatës terroriste dhe ishin të ngarkuar si "celulë e heshtur" të presin urdhërin për sulm.

Njëri nga terroristët ishte i punësuar si teknik në anasteziologjinë e spitalit shtetëror në Diyarbakir.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, BE dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40.000 njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın