Turqia

Turqi, arrestohen katër të huaj të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Një i dyshuar është identifikuar si anëtar i lartë i grupit terrorist

Büşra Nur Bilgiç   | 20.09.2019
Turqi, arrestohen katër të huaj të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Ankara

Burime policore njoftojnë se katër shtetas të huaj janë arrestuar në provincën qendrore turke Kayseri, të dyshuar se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet kanë konfiskuar sasi të mëdha të materialeve digjitale dhe dokumente që ndërlidhen me grupin terrorist gjatë bastisjeve të kryera në vendbanimet e të dyshuarve, thonë burimet që kërkojnë të mbesin anonime nga shkaku i kufizimeve për prononcim për mediat.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar se është një anëtar i lartë i DEASH-it i shpallur në kërkim, i ashtuquajturi "udhëheqës" i distriktit Tal Afar në Irak, i cili ka hyrë në Turqi në mënyrë ilegale.

Më shumë se 300 persona e kanë humbur jetën në sulmet e pretenduara nga DEASH-i në Turqi, ku në shënjestër të sulmeve vetëvrasëse me raketa dhe armë të ndryshme të organizatës terroriste ishin civilët.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjerë për të parandaluar dhe penguar sulmet e DEASH-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın