Turqia

Turqi, arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO

Përveç të arrestuarve në "shtëpitë e fshehta" gjithashtu janë konfiskuar materiale dixhitale dhe dokumente të ndryshme

Serdar Açıl, Tanju Özkaya, Sertaç Bulur  | 21.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Turqi, arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO

Ankara

Në disa qytete të Turqisë është zhvilluar një operacion për arrestimin e pjesëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste FETO, si rezultat i së cilës janë arrestuar dhjetëra të dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Kryeprokurorisë thuhet se në kuadër të hetimit ndaj strukturimit të FETO-s në Ministrinë e Arsimit në 7 qytete të vendit është lëshuar urdhër arresti për 16 të dyshuar.

Si rezultat i operacioneve në qytetet Ankara, Stamboll, Kırşehir, İzmir, Kayseri, Aksaray dhe Kahramanmaraş janë arrestuar 7 të dyshuar nga gjithsej 16.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë përdorues të programit ByLock. Ndërsa në kuadër të një operacioni tjetër ndaj "shtëpive të fshehta" të organizatës terroriste FETO në Antalya, janë arrestuar 20 të dyshuar të tjerë.

Operacioni është kryer nën koordinimin e Kryeprokurorisë së Antalya-s me Departamentin antiterrorist të Policisë së provincës, ku janë arrestuar të dyshuar për të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës terroriste të armatosur.

Përveç të arrestuarve në "shtëpitë e fshehta" gjithashtu janë konfiskuar materiale dixhitale dhe dokumente të ndryshme.

Në një hetim tjetër në qytetin Adana, është lëshuar urdhër arresti për 22 të dyshuar për të cilët pretendohet se kanë ndihmuar fshehjen e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste.

Në hetimin me qendër qytetin e Izmirit, urdhër arresti është lëshuar për 25 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste. Ndërsa në hetimin me qendër qytetin Balıkesir është lëshuar urdhër arresti për 10 të dyshuar të tjerë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın