Turqia

Turqi, arrestohen 9 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Të dyshuarit janë kapur në operacione të njëkohshme në 9 lagje të Stambolli

Halil Demir   | 19.11.2021
Turqi, arrestohen 9 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Stamboll

Të paktën nëntë persona janë arrestuar nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DAESH në Turqi, njoftuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e antiterrorit në Stamboll nisi një operacion për kapjen e të dyshuarve të konsideruar si pjesë e grupeve që planifikonin sulme në emër të organizatës terroriste në qytet.

Në kuadër të hetimeve, ekipet e policisë kryen operacione të njëkohshme në nëntë adresa në rrethe të ndryshme dhe arrestuan të dyshuarit.

Gjithashtu u sekuestruan një numër i madh materialesh të ndryshme.

Turqia ishte një nga vendet e para që e shpalli DAESH-in një grup terrorist.

Vendi që atëherë është sulmuar nga terroristët e grupit disa herë. Organizata ka kryer të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın