Turqia

Turqi, arrestohen 9 të dyshuar për lidhje me terrorizmin

Gjatë operacionit në provincën e Izmirit janë sekuestruar materiale dixhitale dhe dokumentet që lidhen me grupin terrorist

Sena Güler   | 19.09.2019
Turqi, arrestohen 9 të dyshuar për lidhje me terrorizmin

Ankara

Nëntë të dyshuar janë arrestuar të enjten në rajonin e Egjeut të Turqisë, si pjesë e një operacioni kundër grupit të terrorist PKK/KCK, sipas një burimi të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia lokale e anti-terrorizmit bastisi adresat e shënjestuara më parë në Izmir, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Gjatë operacionit në provincën e Izmirit janë sekuestruar materiale dixhitale dhe dokumentet që lidhen me grupin terrorist.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK - e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın