Turqia

Turqi, arrestohen 81 të dyshuar të grupit terrorist FETO

Prokurorët në Ankara lëshuan urdhra arresti për 125 të dyshuar, duke përfshirë 29 persona që u pushuan ose u pezulluan nga Ministria e Jashtme turke për kontakte me grupin terrorist dhe përdorimin e aplikacionit të koduar të mesazheve, ByLock

Cemil Murat Budak  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Turqi, arrestohen 81 të dyshuar të grupit terrorist FETO

Ankara

Së paku 81 të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste FETO u arrestuan sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në Ankara lëshuan urdhra arresti për 125 të dyshuar, duke përfshirë 29 persona që u pushuan ose u pezulluan nga Ministria e Jashtme turke për kontakte me grupin terrorist dhe përdorimin e aplikacionit të koduar të mesazheve të FETO-s, ByLock.

Të dyshuarit e tjerë janë 18 nënoficerë dhe 78 studentë të larguar nga shkollat ushtarake, theksuan burimet e sigurisë.

Operacionet paralele në 15 provinca në orët e para të ditës së sotme çuan në arrestimin e 14 të dyshuarve, ndërsa 67 të tjerë u kapën në bastisje në 37 provinca, theksuan burimet.

Po punohet për kapjen e personave të mbetur.

FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, në të cilin 251 persona humbën jetën dhe 2.734 u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın