Turqia

Turqi, arrestohen 5 të dyshuar të FETO-s në tentimin për të ikur në Greqi

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar të paktën 5 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, derisa po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Greqi, theksuan sot burime të sigurisë

Hakan Mehmet Şahin  | 24.11.2021 - Përdıtësım : 24.11.2021
Turqi, arrestohen 5 të dyshuar të FETO-s në tentimin për të ikur në Greqi

Ankara

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar të paktën 5 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, derisa po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Greqi, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetimi për rastin është duke vazhduar, theksuan burimet. FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la 251 të vdekur dhe 2.734 të plagosur.

Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın