Turqia

Turqi, arrestohen 47 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO

Burimet e sigurisë bënë të ditur se forcat e sigurisë kryen operacione të njëkohshme anti-terroriste në 32 provinca turke për të arrestuar të dyshuarit

Miraç Kaya   | 14.06.2021
Turqi, arrestohen 47 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO

Balikesir

Policia turke arrestoi 47 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën perëndimore Balikesir të Turqisë lëshuan urdhër-arreste për 61 oficerë policie për kontaktet e tyre të pretenduara me anëtarë të lartë të FETO-s gjatë trajnimit të tyre.

Burimet e sigurisë bënë të ditur se forcat e sigurisë kryen operacione të njëkohshme anti-terroriste në 32 provinca turke për të arrestuar të dyshuarit.

Përpjekjet janë duke vazhduar për kapjen e të dyshuarve të mbetur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të vrarë dhe 2.734 të plagosur.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın