Turqia

Turqi, arrestohen 32 terroristë të dyshuar të FETO-s

Prokurorët e Stambollit kanë lëshuar urdhër arresti për 41 efektivë dhe ish-efektivë të policisë të dyshuar për lidhje me FETO-n, grupin terrorist që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016

Gözde Bayar   | 18.10.2019
Turqi, arrestohen 32 terroristë të dyshuar të FETO-s

Stamboll

Gjithsej 32 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupin terrorist që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, u arrestuan, tha një burim i sigurisë të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët e Stambollit kanë lëshuar urdhër arresti për 41 efektivë dhe ish-efektivë të policisë të dyshuar në 23 provinca në mbarë vendin, kurse në listë janë 33 efektivë policie në detyrë, që dyshohen për lidhje me FETO-n, tha burimi i sigurisë, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimit për t'u pronocuar për mediat.

Operacionet janë duke vazhduar për t'i kapur të dyshuarit e tjerë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik 2016, në të cilin ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO ka qëndruar pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes depërtimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın