Turqia

Turqi, arrestohen 26 të dyshuar për lidhje me terroristët e FETO-s

Në kuadër të hetimit kundër FETO-s, një urdhër arresti ishte lëshuar më parë për 30 të dyshuar, të cilët u zbuluan se kishin përdorur ByLock, një sistem komunikimi të koduar mes terroristëve të FETO-s

Uğur İslamoğlu   | 12.10.2021
Turqi, arrestohen 26 të dyshuar për lidhje me terroristët e FETO-s

Stamboll

Pjesëtarët e policisë turke këtë mëngjes arrestuan së paku 26 persona në gjashtë qytete për shkak të lidhjeve të tyre me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimit kundër FETO-s, një urdhër arresti ishte lëshuar më parë për 30 të dyshuar, të cilët u zbuluan se kishin përdorur ByLock, një sistem komunikimi të koduar mes terroristëve të FETO-s.

Pjesëtarët e departamentit kundër terrorizmit në Stamboll dhe pesë qytete të tjera turke filluan operacionet e arrestimit këtë mëngjes, ndërsa deri më tani janë arrestuar 26 persona. Në mesin e të arrestuarve ka punonjës të institucioneve publike në Turqi.

Të arrestuarit u transferuan në ndërtesën e policisë për procedim penal, ndërsa katër të tjerët janë ende në kërkim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Bëhet fjalë për një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në SHBA, ekstradimi i të cilit është kërkuar zyrtarisht nga Turqia nga Shtetet e Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın