Turqia

Turqi, arrestohen 25 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist të ekstremit të majtë

Të dyshuarit u arrestuan në provincat Stamboll, Sivas, Samsun, Izmir, Ankara, Yozgat dhe Denizli

Başak Akbulut Yazar, Halil Demir  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 03.12.2021
Turqi, arrestohen 25 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist të ekstremit të majtë

Stamboll

Policia turke ka ndaluar të paktën 25 të persona nën dyshimet për lidhjet e tyre me grupin terrorist të ekstremit të majtë DHKP-C në gjithë vendin, njoftuan burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në informacionet nga të dyshuarit e arrestuar më parë, policia identifikoi 43 të dyshuar dhe arrestoi 25 prej tyre në shtatë provinca turke, në Stamboll, Sivas, Samsun, Izmir, Ankara, Yozgat dhe Denizli. Përpjekjet për arrestimin e personave të mbetur janë në vazhdim.

DHKP-C është përgjegjëse për disa sulme terroriste në Turqi, duke përfshirë sulmin e vitit 2013 në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, në të cilin u vra një roje turke i sigurisë.

Grupi është regjistruar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın