Turqia

Turqi, arrestohen 22 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH

Të dyshuarit ishin anëtarë aktivë që siguruan pjesëtarë dhe materiale për grupin terrorist, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit në Ankara

Cankut Taşdan, Serdar Açıl   | 12.10.2021
Turqi, arrestohen 22 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH

Ankara/Adana/Kayseri

Të paktën 22 persona që besohet të jenë të lidhur me grupin terrorist DEASH u arrestuan në Turqi, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacione të njëkohshme u kryen në nëntë provinca pasi prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër për arrestimin e 14 të dyshuarve.

Të dyshuarit ishin anëtarë aktivë që siguruan pjesëtarë dhe materiale për grupin terrorist, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit në Ankara.

Forcat e sigurisë kanë arritur të kapin 11 nga 14 të dyshuarit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tre të dyshuarve të mbetur, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për të folur me mediat.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan një numër i madh i materialeve digjitale, dokumente organizative dhe katër dylbi, thanë burimet.

Në provincën jugore Adana, shtatë të dyshuar të DEASH-it u arrestuan pasi autoritetet zbuluan se ata kishin hyrë ilegalisht në vend nga Iraku.

Një i dyshuar tjetër është ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tij, thanë burimet.

Katër të dyshuar të tjerë si anëtarë të DEASH-it, të gjithë shtetas të huaj, u kapën në provincën qendrore Kayseri.

Të dyshuarit ishin anëtarë aktivë të grupit terrorist në Irak dhe Siri, sipas burimeve.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Që atëherë vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 shpërthime vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın