Turqia

Turqi, arrestohen 20 pjestarë të ushtrisë turke për lidhje me FETO-n

Prokuroria e Turqisë lëshoi ​​sot urdhër arresti për të paktën 31 persona në 16 qytete turke, kurse midis të dyshuarve janë disa pjestarë të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Forcave Ajrore, Forcave Tokësore, Marinës dhe Akademisë Ushtarake

Muhammed Enes Can, Başak Akbulut Yazar  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Turqi, arrestohen 20 pjestarë të ushtrisë turke për lidhje me FETO-n

Stamboll

Prokuroria e Republikës së Turqisë lëshoi ​​sot urdhër arresti për të paktën 31 persona në 16 qytete turke, të cilët janë të dyshuar në kuadër të hetimeve kundër elementëve të infiltruar të organizatës terroriste FETO brenda Forcave të Armatosura Turke. Në mesin e 31 të dyshuarve gjatë operacionit, 20 persona tashmë janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në Stamboll deklaroi se bëhet fjalë për persona për të cilët u zbulua se kishin pasur komunikim me anëtarë të rangut të lartë të organizatës terroriste FETO përmes telefonave të koduar.

Midis të dyshuarve janë pjestarë të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Forcave Ajrore, Forcave Tokësore, Marinës dhe Akademisë Ushtarake.

Tre të dyshuar janë ende personel ushtarak aktiv, dy janë pezulluar përkohësisht, një është pezulluar, një ka dhënë dorëheqje, një ka dalë në pension dhe 23 të tjerët janë kadetë të Akademisë Ushtarake.

Operacioni i arrestimit të 11 të dyshuarve të tjerë është në proces.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın